Sport

Shkoi në Spanjë për të luajtur kundër Barçës e Real Madrid, fati i keq i Uzunit;Granada bie nga kategoria

22 Maj 2022, 23:34 Nga DOSJA

Shkoi në Spanjë për të luajtur kundër

SPANJË- Granada bie në një kategori më poshtë. Skuadra spanjolle ku aktivizohet sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni nuk do të jetë sezonin e ardhshëm pjesë e La Liga-s.

Skuadra andaluziane në ndeshjen përmbyllëse të sezonit, barazoi 0-0 me Espanyolin, por një pikë nuk i mjaftoi për mbijetesën, pasi si Mallorca ashtu edhe Cadizi fituan në sfidat respektive.Do t’i peshojë gjatë në ndërgjegje ajo penallti e humbur nga Molina në minutën e 72-të. I njëjti futbollist ishte i pafat edhe në shtesë, teksa goditja e tij preku shtyllën.

E.Ç (Dosja.al)

586338

Sondazh

Poll