Sport

Verdiktet e Serie A/ Cagliari në Serie B, Salernitana mundet 4-0 por Venezia i shpëton sezonin

Verdikti i Serie A sa i përket mbijetesës u mbyll kështu: Salernitana arriti të shpëtojë, ndërsa Cagliari është skuadra e fundit që ka zbritur në Serie B pas Venezias dhe Genoas.

22 Maj 2022, 23:26 Nga DOSJA

Verdiktet e Serie A/ Cagliari në Serie B, Salernitana mundet 4-0 por

ITALI- Verdikti i Serie A sa i përket mbijetesës u mbyll kështu: Salernitana arriti të shpëtojë, ndërsa Cagliari është skuadra e fundit që ka zbritur në Serie B pas Venezias dhe Genoas. Skuadra nga Salerno u mund me shifrat 4-0 në Arechi nga Udinese, por skuadra e Cagliarit barazoi ndaj Venezias me shifrat 0-0.

Ndeshja, megjithatë, rezultoi e ndërlikuar që në fillim me Deulofeu që heshti stadiumin pas 6 minutash, duke e çuar skuadrën e tij në avantazh. Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë me kalimin e minutave: Nestorovski dhe Udogie realizuan për Udinesen, po ashtu shënoi edhe Pereyra. Një disfatë që nervozoi tifozët të cilët shkaktuan rrëmujë në fushë dhe tribuna duke hedhur mjete piroteknike.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll