Sport

"Thonin se Inter ishte favorit, dua t’i dëgjoj tani", ironia e Theo Hernandez

Theo Hernandez shijon fitoren e titullit kampion dhe ka një 'kunj' për Interin. "“Kemi besuar gjithmonë.

22 Maj 2022, 23:17 Nga DOSJA

"Thonin se Inter ishte favorit, dua t’i dëgjoj tani",
ITALI- Theo Hernandez shijon fitoren e titullit kampion dhe ka një 'kunj' për Interin. "“Kemi besuar gjithmonë. Njerëzit flisnin, Inter ishte favorit, do të fitonte, tani dua të di se çfarë thonë", kanë qenë fjalët e francezit.

"Tani duhet të vazhdojmë kështu. Imazhi më i bukur janë tifozët: kanë besuar që në fillim te ne. Duam të falënderojmë të gjithë ata që kanë qenë me ne që në fillim”. Në lidhje me Champions-in e ardhshëm.

"E rëndësishme është që kemi fituar kampionatin sot. Kemi një muaj dhe më pas do të japim gjithçka: falë këtij titulli do të japim gjithçka”, ka thënë Theo. Inter si favorit? Kush e fitoi titullin? Ne".

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll