Aktualitet

“Punët” e €rionit”, Aleanca për Mbrotjen e Teatrit: Dyshja Rama-Veliaj nuk ngopen duke ‘vjelë’ shqiptarët

22 Korrik 2019, 17:01 Nga DOSJA
“Punët” e €rionit”, Aleanca për Mbrotjen e

TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka akuzuar dyshen Rama-Veliaj, se po vjelin paratë dhe hapësirat më të kushtueshme që kanë mbetur në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, Aleanca thotë se: “Ashtu si Teatri, Stadiumi, Astiri, Kopshti Botanik, edhe prezantimi i “kampusit” nuk ishte asgjë tjetër përveçse përgatitjes së opinionit me grabitjet e radhës së hapësirave publike”.

Postimi i plotë i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit:

Punët” e €rionit!

Dyshja Rama-Veliaj me sa duket nuk do ngopen pa i vjelë paratë edhe hapsirave më të kushtueshme që kanë mbetur në Tiranë. Gjatë prezantimit të kampusit të ri të universitetit të arteve, i cili pa surpirzë është konceptuar nga arkitekti i preferuar Mario Kazamonti, janë shpërndarë edhe disa pamje rreth e qark sheshit Nënë Tereza ku bien në sy ndërtime të çuditshme.

Pas ish-hotel Sheraton kanë mbirë edhe gjashtë kulla të tjera. Dhe më skandalozja, brenda në park, pas godinës së Universitetit Politeknik, shfaqet papritmas edhe një godinë tjetër.

Ashtu si Teatri, Stadiumi, Astiri, Kopshti Botanik, edhe prezantimi i “kampusit” nuk ishte asgjë tjetër përveçse përgatitjes së opinionit me grabitjet e radhës së hapësirave publike.

Bashkoju rezistencës së Teatrit sot për të ruajtur Tiranën mot!

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca per mbrojtjen e teatrit edi rama erjon veliaj shembja e godines se teatrit aleanca per mbrojtjen e teatrit edi rama erjon veliaj shembja e godines se teatrit

Sondazh

Poll