Aktualitet

Dhunohet një person para selisë së PD-së, policia e Vlorës në ndjekje të autorëve

22 Korrik 2019, 19:08 Nga DOSJA
Dhunohet një person para selisë së PD-së, policia e

VLORË- Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e dhunës së ushtruar nga dy persona të paidentifikuar në zonën e skelës në Vlorë.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë ndaluar në mes të Skelës një drejtuesin e një mjeti dhe kanë nisur që ta rrahin. Ngjarja ka ndodhur para selisë së PD-së.

Ata që kanë njoftuar policinë kanë qënë kalimtarët e rastit dhe banorët e zonës, ndërsa dy agresorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

50 vjeçari është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën mjekësore, ndërsa policia është vënë në ndjekjë të personave që ushtruan dhunë.

Paraprakisht raportohet se personi i dhunuar është shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë pritet të konfirmohet dhe nga uniformat blu.

(k.m./dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne skele vlore dhune ne skele vlore

Sondazh

Poll