Art&Argëtim

FOTO/Kourtney Kardashian dhe Travis Barker martohen për herë të tretë

Kourtney është shfaqur e veshur me një fustan të bardhë, të shkurtër nusërie, me një buqetë trëndafilash në dorë.

23 Maj 2022, 08:59 Nga DOSJA
FOTO/Kourtney Kardashian dhe Travis Barker martohen për herë të
Kourtney Kardashian,Travis Barker

ITALI- Ylli Kourtney Kardashian dhe këngëtari Travis Barker, dje janë martuar për herë të tretë në një ceremoni romantike në Portofino të Italisë. Kourtney është shfaqur e veshur me një fustan të bardhë, të shkurtër nusërie, me një buqetë trëndafilash në dorë. Ndërsa Travis, ishte i veshur me një kostum të zi dhe me një këmishë të bardhë, i shoqëruar nga djali i tij 18 vjeçar, London.

Sipas mediave të huaja, Kourtney ka shpërndar disa fotografi nga dasma e tyre në Instagram dhe ka shkruar: “Të lumtur përgjithmonë”. Vajza e Barker gjithashtu ndau më shumë video në Instagram Story nga festa e dasmës. 

Ceremonia ka qenë e arreduar nga me trëndafila të kuq dhe nga dhjetra qirinj në kavanoza qelqi që kanë krijuar një pamje shumë romantike. Dasma e tretë e çiftit erdhi pak më shumë se një muaj pasi të dy kishin një ceremoni simbolike martesore.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll