Art&Argëtim

VIDEO- Të shtëna armësh! Eskorta e reperit Azet përplaset me truprojat e klubit

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë dhe e gjitha është filmuar me video.

22 Maj 2022, 21:47 Nga DOSJA
VIDEO- Të shtëna armësh! Eskorta e reperit Azet përplaset me
Azet

AUSTRI- Eskorta e reperit shqiptar Granit Musa që njihet ndryshe si Azet është përfshirë në një konflikt ku janë përdorur edhe armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë dhe e gjitha është filmuar me video. Në pamjet e publikuara nga Dosja.al shihet se dhjetëra njerëz përleshen me njëri-tjetrin, ndërsa në sfond dëgjohen të shtëna.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

 

Një qytetar ka treguar për mediat kosovare se ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e organizuar të shtunën nga ‘Passion Events’. Shkak i këtij sulmi sipas tij ka qenë pagesa. Eskorta e Azetit ka pritur që të ketë më shumë njerëz në koncert, pork u kjo gjë nuk ka ndodhur janë përplasur me sigurimin e klubit të natës. Policia e Vjenës po merret me rstin në fjalë dhe nuk dihet nëse ka të plagosur apo jo.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll