Sport

Titull i fituar vetëm në 45 minutat e para, Milan nuk e diskuton Sassolon; Inter e mbyll me nder

Milan fiton titullin kampion për herë të 19-të në histori. Në javën e fundit të Serie A, skuadra kuqezi mundi Sassuolon me shifrat 3-0.

22 Maj 2022, 19:52 Nga DOSJA

Titull i fituar vetëm në 45 minutat e para, Milan nuk e diskuton

ITALI- Milan fiton titullin kampion për herë të 19-të në histori. Në javën e fundit të Serie A, skuadra kuqezi mundi Sassuolon me shifrat 3-0. Gjithçka u vendos në pjesën e parë, kur Giroud në minutat 17' dhe 32' shënoi dy herë, ndërsa Kessie në të 36-tën do vuloste këtë sukses.

Në pjesën e dytë nuk u prodhua asnjë gol. Edhe Inter fiton me shifrat 3-0 përballë Sampdorias. Një pjesë e parë që përfundoi me shifrat 0-0,ndërsa në fraksionin e dytë, Perisic, dhe dy herë Correa vendosën suksesin zikaltër.

E.Ç (Dosja.al)

47088 5741

Sondazh

Poll