Aktualitet

Shembja e godinës/ Aleanca për Mbrotjen e Teatrit: S’do lejojmë që kjo kala të bjerë

22 Korrik 2019, 16:18 Nga DOSJA
Shembja e godinës/ Aleanca për Mbrotjen e Teatrit: S’do

TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka deklaruar se nuk do të tëhiqen nga rezistenca 24 orëshe e për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në një postim në Facebook, Aleanca thotë se Teatri është Kalaja e fundit e rezistencës e gjithë kauzës opozitare dhe nuk do lejojnë që kjo kala të bjerë.

Postimi i plotë:

Sot eshte dite mobilizimi per mbrotjen e Teatrit. I kemi te gjithe informacionet qe nga ana proceduriale, ne fshehtesi te plote, jane kryer te gjitha veprimet formale. Para 1 ore, disa punonjes me letra nen sqetull, shoqeruar nga 2 patrulla, erdhen per te prere dritat dhe ujin.

Shembja e Teatrit ka filluar zyrtarisht, po ne nuk frikesohemi. Kete e dinim qe diten e pare.

Sot duhet te jemi te gjithe bashkuar sa me shume te sheshi i teatrit, rezistenca eshte ne cikel 24 oresh, nuk ka me kthim.

Teatri eshte Kalaja e fundit e rezistences e gjithe kauzes opozitare, ne thjesht nuk mund te lejojne qe kjo Kala te bie. Tani mbetet e gjitha ne ndergjegjen tone te perbashket.

Te gjithe bashkuar e sigurt qe ia dalim.

O sot o kurre! Bashkohu! #shperndaje #teatrinukleshohet.

Më 18 Korrik, godina e Teatrit Kombëtar u zbaz, pasi një grup punëtorësh nisën punën pas urdhrit të dhënë nga Ministria e Kulturës. Ky urdhër u kundërshtua nga artistët dhe regjisori Robert Budina, i cili tha se ky vendim është hipokrit, pasi nuk ka asnjë dokument. Ndërsa, Kastriot Çipa tha se procesi i shembjes së Teatrit në çdo formë ligjore është i pamundur deri në Shtator për shkak të mbylljes së sesionit parlamentar.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shembja e godines teatri kombetar zbrazja e godines se teatrit shembja e godines teatri kombetar zbrazja e godines se teatrit

Sondazh

Poll