Aktualitet

I dehuri humb kontrollin e mjetit në Ersekë e del nga rruga, plagosen 4 pasagjerët

Sipas policisë, i riu me inicialet E. L., 21 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

22 Maj 2022, 15:48 Nga DOSJA
I dehuri humb kontrollin e mjetit në Ersekë e del nga rruga, plagosen
Foto Ilustruese

ERSEKË- Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë mësohet të jetë ndodhur në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, në afërsi të fshatit Taç.

Sipas policisë, i riu me inicialet E. L., 21 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar katër pasagjerët e këtij mjeti, personat me inicialet R. Q; D. M; F. H., dhe inicialet A.B.. Tre të parët u transportuan në spitalin e Ersekës, kurse i fundit ndodhet në gjendje më të rëndë dhe u dërgua në spitalin e Korçës.

Drejtuesi i mjetit, pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll