Bota

Draghi bisedë telefonike me Zelenskyyn, flasin për Ukrainën në BE

Zelenskyy e ka bërë vetë me dije telefonatën e tij me Draghi, pasi ka postuar në Twitter duke shkruar se e falenderon Draghi për mështjetjen që i ka dhënë Ukrainës.

22 Maj 2022, 11:58 Nga DOSJA

 

Draghi bisedë telefonike me Zelenskyyn, flasin për Ukrainën
Volodymyr Zelenskyy, Mario Draghi

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Italisë, Mario Draghi për zhvillimet e fundit të luftës. Sipas mediave italiane, gjatë bisedës Draghi siguroi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Ukrainën, nevojës për miratimin e paketës së sanksioneve, dhe zhbllokimin e porteve. Zelenskyy e ka bërë vetë me dije telefonatën e tij me Draghi, pasi ka postuar në Twitter duke shkruar se e falenderon Draghi për mbështjetjen që i ka dhënë Ukrainës.

Draghi bisedë telefonike me Zelenskyyn, flasin për Ukrainën

Postimi ne Twitter i Zelenskyy-t

“Sot u zhvillua një bisedë telefonike me Mario Draghi. U fol për bashkëpunimin mbrojtës, nevojën për të përshpejtuar paketën e 6-të të sanksioneve dhe zhbllokimin e porteve të Ukrainës. Faleminderit për mbështetjen e pakushtëzuar për Ukrainën në rrugën drejt BE,”-ka shkruar Zelenskyy.

Zelenskyy ka deklaruar një javë më parë se presidentit i Francës Emmanuel Macron i kishte kërkuar që të bënte lëshime territoriale të Kievit ndaj Rusisë për të arritur paqen, gjë që ai vetë e kishte refuzuar. 

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll