Bota

Shoferit të autobusit i bie të fikët në timon, mjeti ka përfunduar jashtë rrugës, nuk ka të lënduar

Autobusi bënte itinerarin standard dhe tashmë kishte marrë punonjësit për t'i transportuar në ambientet e kompanisë. Ndërsa ishte në Lykotrichi, shoferit i ra të fikët, duke bërë që mjeti të devijojë dhe të përfundojë në hekurat mbrojtëse.

22 Maj 2022, 12:02 Nga DOSJA
Shoferit të autobusit i bie të fikët në timon, mjeti ka
Aksident ne Greqi

GREQI- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Janinë ku autobusi që transportonte punonjësit e Kooperativës së Shpendëve ka dalë nga rruga.

Sipas mediave vendase, autobusi bënte itinerarin standard dhe tashmë kishte marrë punonjësit për t'i transportuar në ambientet e kompanisë. Ndërsa ishte në Lykotrichi, shoferit i ra të fikët, duke bërë që mjeti të devijojë dhe të përfundojë në hekurat mbrojtëse.

Asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e qarkullimit rrugor, ndërsa është thirrur zjarrfikësja për prerjen e hekurave në mënyrë që mjeti të lirohet dhe të largohet.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll