Bota

Mbretëria e Bashkuar përballet me 'boom' rastesh të lijës së majmunëve

Specialist i sëmundjeve infektive në Organizatën Botërore të Shëndetësisë David Heymann, tha se besonte se lija kishte hyrë në popullatë si një "formë seksuale".

22 Maj 2022, 11:00 Nga DOSJA
Mbretëria e Bashkuar përballet me 'boom' rastesh të
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Anglia po përballet me një "rritje të konsiderueshme" të rasteve të lisë së majmunëve gjatë javës së ardhshme, ka paralajmëruar një ekspert, pasi infeksione të reja u raportuan në Evropën kontinentale dhe SHBA.

Sipas Sky News, gjithsej 120 raste të konfirmuara ose të dyshuara janë raportuar globalisht me shumicën e infeksioneve në Spanjë. Specialisti i sëmundjeve infektive në Organizatën Botërore të Shëndetësisë David Heymann tha se besonte se lija kishte hyrë në popullatë si një "mënyrë seksuale".

Ajo që duket se po ndodh tani është se ajo ka hyrë në popullatë si mënyrë seksuale dhe po përhapet siç janë infeksionet seksualisht të transmetueshme, gjë që ka përforcuar transmetimin e saj në mbarë botën,”- tha ai.

Presidentja e Shoqatës Britanike për Shëndetin Seksual dhe HIV (BASHH), Dr Claire Dewsnap tha se disa stafe të klinikës kanë marrë vaksinën kundër lisë, e cila mund të jetë efektive kundër lisë së majmunëve dhe po zhvillohen bisedime për dhënien e dozave për "grupet e mundshme të rrezikut".

Përgjigja jonë është vërtet kritike këtu. Do të ketë më shumë diagnoza gjatë javës së ardhshme. Ajo që më shqetëson më shumë është se ka infeksione në të gjithë Evropën, kështu që kjo tashmë është përhapur,”-tha Deësnap.

Zvicra regjistroi rastin e parë të konfirmuar dje pasi një person i infektuar kishte ethe dhe skuqje dhe nuk u ndje mirë, thanë autoritetet. Infeksioni pasoi "kontaktin e ngushtë fizik jashtë vendit" dhe personi i prekur është i izoluar në shtëpi.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll