Art&Argëtim

Pjesë e listës, aktori Morgan Freeman shpallet non grata në Rusi

BBC shkruan se lista e plotë e emrave u publikua nga ministria e jashtme ruse të shtunën, dhe përfshin Presidentin Biden dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

21 Maj 2022, 22:41 Nga DOSJA
Pjesë e listës, aktori Morgan Freeman shpallet non grata në Rusi
Morgan Freeman

SHBA- Aktori Morgan Freeman është një nga afro 1000 shtetasit amerikanë që janë goditur me sanksione ruse, duke përfshirë ndalimin e hyrjes në Rusi. BBC shkruan se lista e plotë e emrave u publikua nga ministria e jashtme ruse të shtunën, dhe përfshin Presidentin Biden dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

Aktori i famshëm regjistroi një video adresë në vitin 2017 duke akuzuar Rusinë për komplot kundër Shteteve të Bashkuara dhe duke bërë thirrje për luftë kundër vendit tonë”, shpjegoi Ministria e Jashtme e Rusisë.

Bëhet fjalë për paraqitjen e Freeman në një video që akuzonte Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të vitit 2016, të cilat i fitoi Donald Trump. Janë 963 shtetas amerikanë në listën e individëve të sanksionuar, duke përfshirë disa politikanë, mjekë, aktivistë dhe gazetarë. Në listë është edhe CEO i Meta, Mark Zuckerberg.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll