Art&Argëtim

FOTO/ Ditëlindje? Dafina Zeqiri bën lëmsh ndjekësit me dhuratën e papritur për Dj Geek

21 Maj 2022, 18:23 Nga DOSJA

FOTO/ Ditëlindje? Dafina Zeqiri bën lëmsh ndjekësit me

TIRANË- DJ Genc Halimi, i njohur si Dj Geek, nuk e ka sot ditëlindjen por partnerja e tij këngëtarja Dafina Zeqiri ka vendosur ta suprizojë me një dhuratë. Ai publikoi në faqen e tij të Instagramit disa foto dhe video nga surpiza e papritur e partneres së tij. Dafina i ka dhuruar të dashurit të saj një motor ngjyrë të verdhë, të cilin duket se ai ka dashur ta ketë prej kohësh.

“Dhuratë ditëlindjeje para kohe nga gruaja”- ka shkruar Dj Geek. Ndërsa këngëtarja ka zbuluar në seksionin e komenteve se në fakt ditëlindja e Dj Geek është më 10 shtator.

10 shtator, por ne do festojmë që sot beb”, shkruan Dafina ndërsa çifti duken mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit. 

Ndërsa ndjekësit kanë nisur menjëherë me komentet, duke uruar Dj Geek për ditëlindje. Një komentues, i cili replikoi në komentin e Dafinës shkruan: Shyqyr që fole se vazhduan urimet për ditëlindje.

 Dafina dhe Dj Geek e kanë konfirmuar romancën e tyre në fillim të 2020.

(d.d)/dosja.al

 

Sondazh

Poll