Aktualitet

Tensione në seancë, zbërthehet Xhixha: Dumani tha se ka lidhje me ministra, prokurorë e deputetë

Sipas tij, pas vrasjeve Dumani deklaronte se nuk e gjente gjë pasi kishte lidhje me ministra, prokurorë dhe deputetë. 

21 Maj 2022, 20:08 Nga DOSJA
Tensione në seancë, zbërthehet Xhixha: Dumani tha se ka

TIRANË- Seanca ndaj personave të kapur nga operacioni 'Plumbi i Artë' po vijon ende në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në këto momente ka dhënë dëshminë e tij i arrestuari Besjan Xhixha. 31-vjeçari ka deklaruar se Dumani ka bërë 12 vrasje. Sipas tij, pas vrasjeve Dumani deklaronte se nuk e gjente gjë pasi kishte lidhje me ministra, prokurorë dhe deputetë. Në seancën e sotme gjithashtu ka pasur tensione mes të arrestuarve ndaj Dumanit.

“Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madhe më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. E ka njeriun e vetë dhe ndihej i mbrojtur. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni. Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar,” tha Xhixha.

E gjithë dosja e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me operacionin “Plumbi i Artë” me dy të penduarit Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj është zbardhur nga Dosja.al. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit. SPAK ka goditur 8 grupe kriminale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe bëhet fjalë për krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll