U shpall non grata nga Rusia, kush është diplomati amerikan që pozoi me Ramën dhe Pompeo
Diplomati (I parafundit nga e djathta) TIRANË- Mes personave të shpallur non grata nga Rusia është edhe ish-ambasadori amerikan në...
TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë sërish se vendi i tij do të kundërshtojë aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO, nëse nuk plotësohen kushtet e tij të sigurisë. Analistët thonë se zoti Erdogan mund të jetë duke u përpjekur të marrë më shumë vëmendje për shqetësimet e tij nga presidenti amerikan Joe Biden.
Zyrtarët e lartë amerikanë po përpiqen t’i kuptojnë arsyet reale të Turqisë për kundërshtimin e kërkesave të Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO-s, të nxitura nga sulmi i paprovokuar rus ndaj Ukrainës.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me homologun e tij turk të enjten në Nju Jork për të diskutuar luftën në Ukrainë dhe aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO.
“Finlanda dhe Suedia kanë paraqitur kërkesat e tyre për anëtarsim, dhe natyrisht, ky është një proces dhe ne do të punojmë përmes këtij procesi si aleatë dhe si partnerë”, tha ai.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu iu bashkua Presidentit Recep Tayyip Erdogan në kundërshtimin e fortë të Ankarasë ndaj anëtarësimit të dy vendeve nordike në aleancën transatlantike të sigurisë, duke i akuzuar ato për strehim dhe financim të grupeve militante kurde që Turqia i konsideron si terroriste.
"Është e papranueshme që vendet që duan të jenë kandidate për anëtarësim në NATO të mbështesin organizatat terroriste që na kanë vënë në shënjestër. Nuk bëhet fjalë vetëm për mbështetje politike. Për shembull, Suedia furnizon me armë organizatat terroriste”, tha ai.
Shprehja publike e shqetësimeve nga zoti Erdogan është një shenjë e keqe, tha një ekspert amerikan për Zërin e Amerikës.
"Kjo do të thotë se ai dëshiron një përplasje publike për qëllime të brendshme ose mendon se nuk u konsultua në nivel të mjaftueshëm për këtë çështje dhe dëshiron një lloj vëmendjeje të nivelit presidencial nga Presidenti Biden, një gjë që ndoshta ai e ka dashur për një kohë të gjatë", thotë eksperti Max Hoffman nga Qendra për Progresin Amerikan.
Presidenti Biden u takua me udhëheqësit e Finlandës dhe Suedisë në Shtëpinë e Bardhë në fillim të kësaj jave, duke u premtuar atyre mbështetjen e tij të plotë dhe duke thënë se vendet e tyre i plotësojnë të gjitha kushtet për anëtarësim në NATO. Presidenti finlandez Sauli Niinisto tha se Helsinki e merr seriozisht çështjen e terrorizmit dhe është i hapur për trajtimin e shqetësimeve të Turqisë.
Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, tha se qeveria e saj po zhvillonte gjithashtu një dialog me vendet anëtare të NATO-s dhe theksoi ndryshimin historik që ka sjellë sulmi rus ndaj Ukrainës për Stokholmin, pas 200 vjetësh mosangazhimi në aleancat ushtarake. Pranimi i anëtarëve të rinj në NATO duhet të miratohet unanimisht nga 30 vendet e saj anëtare.
Marrë nga VOA
Diplomati (I parafundit nga e djathta) TIRANË- Mes personave të shpallur non grata nga Rusia është edhe ish-ambasadori amerikan në...
Dritan Abazoviç MALI I ZI- Me rastin e Ditës së Pavarësisë, e cila më 21 maj festohet në Mal të Zi, kryeministri ...
Foto ilustruese RUSI-Rusia publikoi "listën e saj të ndalimit" të përditësua duke ndaluar hyrjen në vend të 963 ...
Foto ilustruese UKRAINË- Kryebashkiaku i Kharkiv Ihor Terekhov, ka njoftuar se 170 shkolla dhe kopshte, si dhe 30 për qind e nd&eu...
Vitaly Savelyev RUSI- Ministri rus i Transportit Vitaly Savelyev, ka njoftuar sot se sanksionet perëndimore kundër Rusisë kanë "shkelu...
Olena Zelenska UKRAINË- Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska ka dhënë një intervistë të rrallë me bashk&eum...
Foto ilustruese UKRAINË-Ndërkohë që sulmet ndaj Ukrainës vijojnë me intensitet të lartë, sidomos në zonën...
Liz Truss BRITANI E MADHE-Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, ka njoftuar se Moldavia duhet “të pajiset sipas standardeve të NATO-s&...
Foto Ilustruese GREQI- Rasti i parë i dyshimtë i lisë tek majmunët është zbuluar nga autoritetet shëndetësore greke...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy, ka njoftuar se 22 milionë tonë ushqime janë bllokuar në portet e Ukra...