Bota

Britania: Moldavia duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s

Moldavia dhe rajoni i shkëputur Transdniestër ndajnë një kufi prej 1,200 kilometrave me Ukrainën dhe së fundi janë rritur shqetësimet se Rusia mund të pushtojë këtë shtet.

21 Maj 2022, 20:29 Nga DOSJA
Britania: Moldavia duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s
Liz Truss

BRITANI E MADHE-Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, ka njoftuar se Moldavia duhet “të pajiset sipas standardeve të NATO-s”, për të mbrojtur veten kundër agresionit rus.

Në një intervistë për të përditshmen britanike, Telegraph, Truss ka thënë se janë duke u zhvilluar bisedime për ofrimin e ndihmës së shteteve të vogla, duke marrë parasysh ambiciet e presidentit rus, Vladimir Putin, për të krijuar një Rusi më të madhe.

 “Unë do të doja ta shihja Moldavinë të pajisur me standardet e NATO-s. Ky është një diskutim që ne po bëjmë me aleatët tanë.Ukraina të jetë e gatshme të mbrojë veten përgjithmonë. Aktualisht jemi duke punuar në një komision të përbashkët me Ukrainën dhe Poloninë për avancim të mbrojtjes ukrainase me standarde të NATO-s”, tha Truss.

Sipas BBC, Moldavia dhe rajoni i shkëputur Transdniestër ndajnë një kufi prej 1,200 kilometrave me Ukrainën dhe së fundi janë rritur shqetësimet se Rusia mund të pushtojë këtë shtet.

Më herët gjatë këtij muaji, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është zotuar se do të rrisë ndihmën ushtarake për Moldavinë.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll