Bota

Zelenskyy: Miliona tonë ushqime janë bllokuar në portet e Ukrainës

Portet mund të zhbllokohen me mjete ushtarake dhe kjo ishte arsyeja pse Ukraina po bënte thirrje për armë nga aleatët.

21 Maj 2022, 20:00 Nga DOSJA
Zelenskyy: Miliona tonë ushqime janë bllokuar në portet e
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy, ka njoftuar se 22 milionë tonë ushqime janë bllokuar në portet e Ukrainës dhe se po shqyrtohet për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje.

Rusia ka bllokuar të gjitha opsionet e detit për eksportimin e produkteve ushqimore. Gruri po dërgohet diku apo në vend tjetër. Ne e dimë se ku është ai diku apo vendi tjetër," tha Zelenskyy.

Sipas BBC, ai shtoi se portet mund të zhbllokohen me mjete ushtarake dhe kjo ishte arsyeja pse Ukraina po bënte thirrje për armë nga aleatët.

Zelenskyy sot zhvilloi një takim me kryeministrin portugez Antonio Costa.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll