Bota

Kryebashkiaku i Kharkiv: Mijëra ndërtesa janë dëmtuar në qytet

Qyteti po planifikonte të rivendoste ndërtesat e dëmtuara duke përdorur teknologji të re,

21 Maj 2022, 21:07 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i Kharkiv: Mijëra ndërtesa janë dëmtuar
Foto ilustruese

UKRAINË- Kryebashkiaku i Kharkiv Ihor Terekhov, ka njoftuar se 170 shkolla dhe kopshte, si dhe 30 për qind e ndërtesave të larta në Kharkiv, janë shkatërruar.

Sipas CNN, Terekhov ka shkruar në një postim në Telegram se disa pika të infrastrukturës, duke përfshirë spitalet, nënstacionet, transportin dhe rrugët ishin ndër ndërtesat e tjera të shkatërruara.

"Ne kemi tetë mijë ndërtesa të larta banimi, 30% e tyre janë deri diku të shkatërruara," ka shkruar Terekhov.

Ai tha se ndërsa qyteti po planifikonte të rivendoste ndërtesat e dëmtuara duke përdorur teknologji të re, "shumë prej tyre do të duhet të rindërtohen nga e para".

(d.d)/dosja.al

 

 

Sondazh

Poll