Bota

Ministri rus i Transportit: Sanksionet kanë "thyer të gjitha" korridoret logjistike për tregtinë

Moska po kërkon të përfitojë nga rrugët tregtare alternative, siç është korridori Ndërkombëtar i Transportit Veri-Jug.

21 Maj 2022, 20:59 Nga DOSJA
Ministri rus i Transportit: Sanksionet kanë "thyer të
Vitaly Savelyev

RUSI- Ministri rus i Transportit Vitaly Savelyev, ka njoftuar sot se sanksionet perëndimore kundër Rusisë kanë "shkelur të gjitha" korridoret logjistike të përdorura nga vendi për tregti.

“Sanksionet që i janë vendosur Federatës Ruse sot kanë thyer praktikisht të gjitha korridoret logjistike në vendin tonë. Dhe ne jemi të detyruar të kërkojmë së bashku korridoret e reja logjistike." tha Savelyev.

Sipas CNN, ai tha se Moska po kërkon të përfitojë nga rrugët tregtare alternative, siç është korridori Ndërkombëtar i Transportit Veri-Jug. Kjo rrugë lidh Indinë me vendet e Azisë Qendrore, Rusinë dhe Evropën përmes Iranit.

(d.d)/dosja.al

 

 

 

 

Sondazh

Poll