Aktualitet

Mblidhet Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit: Çështja duhet të shkojë në SPAK

21 Maj 2022, 19:49 Nga DOSJA
Mblidhet Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit: Çështja duhet
AMB

TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit ka zhvilluar një diskutim me ekspertë në lidhje me Parkun e Butrintit, i cili do jepet me koncesion. Të ftuar në panel për mbrojtjen e Butrintit kanë qenë arkeologu Neritan Ceka, avokatja Adriana Kalaja, pedagogu Edmond Tupja, ambientalisti Sazan Guri si dhe aktivistë të ndryshëm. 

Duke përmendur të gjitha problematikat mjedisore që i shkaktohen Butrintit, aktivistët dhe ekspertët kërkuan transparencë të plotë mbi atë që po ndodh

“E di kush është fondacion i vërtetë sot që do marrë Butrintin nesër? Janë vetëm pesë veta”, tha Neritan Ceka.

Ndërsa avokatja Adriana Kalaja theksoi se cështja e Butrintit duhet të shkojë në SPAK.

Unë mendoj se cështja e Butrintit duhet të shkojë në SPAK”, tha Kalaja.

Aktivistë të tjerë deklaruan se nuk gjejnë rast të ngjashëm të këtij lloj partneriteti mes privatit dhe publikut. Ata thanë se duhet që të bëhet për këtë kauzë edhe udhëtim në Sarandë e në Butrint. Ekspertët thanë se për atë që po ndodh me Butrintin nuk janë marrë fare konsulta, ndërsa shprehen se duan të mbrojnë kulturën e vendit tonë.

(i.A/dosja.al)

Sondazh

Poll