Bota

Legjenda e futbollit ukrainas: Rusia duhet të ndalohet nga futbolli për sa kohë të vazhdojë lufta

Ai thotë se të gjitha paratë e mbledhura nga bamirësia United 24 do të shkojnë direkt në bankën kombëtare të Ukrainës dhe më pas do të shpërndahen për të ndihmuar në përpjekjet e luftës.

21 Maj 2022, 19:07 Nga DOSJA

 

Legjenda e futbollit ukrainas: Rusia duhet të ndalohet nga futbolli
Andriy Shevchenko,

 

UKRAINË-Legjenda e futbollit ukrainas Andriy Shevchenko, është bërë ambasadori i parë i një shoqate bamirësie të krijuar nga presidenti Volodymyr Zelenskyy për të mbështetur vendin në luftë.

 “Kjo luftë është mizore. Është mizore. Është një gjenocid. Ishte e rëndësishme për mua të gjeja një mënyrë për të ndihmuar vendin tim. Ukraina është e paralizuar, është e pamundur të drejtosh ekonominë, ne po granatohemi çdo ditë dhe njerëzit po vdesin. Për sa kohë që ka një luftë në Ukrainë, asnjë atlet rus nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në ndonjë garë. Për shkak të Rusisë, atletët tanë janë të privuar nga çdo sport. Dhe ata mund të vriten në çdo moment,” tha Shevchenko.

Sipas BBC, Shevchenko thotë se të gjitha paratë e mbledhura nga bamirësia United 24 do të shkojnë direkt në bankën kombëtare të Ukrainës dhe më pas do të shpërndahen për të ndihmuar në përpjekjet e luftës.

Të gjitha sportet janë pezulluar në Ukrainë, sepse të gjitha tubimet masive aktualisht janë të ndaluara sipas ligjit ushtarak. Por më 1 qershor, Ukraina do të rikthehet në aksione konkurruese. Klubet ruse të futbollit janë pezulluar nga të gjitha garat nga FIFA dhe UEFA.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll