Bota

Kryeministri i Portugalisë viziton Kievin, Zelensky: Do na mbështesë për anëtarësimin në BE

BBC shkruan se Costa është i fundit në një varg liderësh dhe zyrtarësh perëndimorë që viziton Kievin që kur forcat ukrainase e shtynë ushtrinë ruse nga periferia e qytetit.

21 Maj 2022, 17:42 Nga DOSJA
Kryeministri i Portugalisë viziton Kievin, Zelensky: Do na
Antonio Costa dhe Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Kryeministri i Portugalisë Antonio Costa vizitoi Kievin të shtunën, duke bërë një paraqitje të përbashkët me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, njoftoi zyra e presidentit. CNN shkruan se Costa është i fundit në një varg liderësh dhe zyrtarësh perëndimorë që viziton Kievin që kur forcat ukrainase e shtynë ushtrinë ruse nga periferia e qytetit.

Zelensky tha se shpresonte që Portugalia të mbështeste përpjekjet e Ukrainës për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian.

“Shpresojmë që vota shtetërore e Portugalisë të jetë në mbështetje të vendit tonë për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje në Këshillin Evropian në qershor”, tha Zelensky.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu ndihmën ushtarake për Ukrainën, sanksionet kundër Rusisë, krimet e luftës dhe se si Portugalia mund të ndihmojë në rindërtimin e Ukrainës.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll