Art&Argëtim

‘Mirë se erdhe biri im’, Gjiko tregon emocionet e përjetuara me ardhjen e Zërit

22 Shkurt 2019, 08:50 Nga DOSJA
‘Mirë se erdhe biri im’, Gjiko tregon emocionet e

Prindërit më të rinj në showbiz, Elita dhe Gjiko, na kanë përcjellë emocionet që kanë përjetuar me ardhjen e re. Ditën e djeshme Elita postoi foto shumë të bukura të djalit të saj duke shprehur me fjalë se emocionet ishin të mëdha e se ndjehej e bekuar.

Gjiko ka postuar para pak orësh një foto të përbashkët ku shihen të mbajnë në krah Zërin e duken shumë të lumtur. Ai na përcjell në profilin e tij në ‘Instagram’ emocionet e kësaj ndjenje të papërshkruar dhe krenarinë për bashkëshorten e tij Elitën.

“Mirë se erdhe biri im Zëri Gjikolli. Në momentin që na kape gishtin me dorën tënde të vogël na more zemrat rob për tërë jetën mua e mamit tënd, e cila të mbajti 9 muaj e u kujdes për çdo detaj që ti ta kishe sa më të lehtë në barkun e saj, me të cilën mburrem dhe jam krenar që është gruaja ime. Babi ju do shumë dhe do jetë gjithmonë pranë jush në çdo moment. Ju dua shumë”, – ka shkruar Gjiko në postim.

Përveç kësaj ‘personazhin më të ri të showbizi-t’, Zërin, mund ta gjejmë në një profil të vetin në Instagram, i cili menaxhohet nga prindërit e tij.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dedikimi i gjikos elita rudi gjiko zëri gjikolli dedikimi i gjikos elita rudi gjiko zëri gjikolli

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Shkurt 2019, 19:29

Arrestohet Fero, 5 muaj burg dhe 1200 euro gjobë

Feronit Shabani i njohur me emrin artistik Fero është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan me 5 muaj burgim dhe 1200 euro gjobë.Fero u akuz...