Art&Argëtim

Pse është e rëndësishme të hani mëngjes? Anila Kalleshi tregon arsyet

22 Shkurt 2019, 09:21 Nga DOSJA
Pse është e rëndësishme të hani mëngjes? Anila

Sikurse theksohet gjithmonë konsumimi i mëngjesit është i një rëndësie të lartë përsa i përket shendetit. Dietologë të ndryshëm flasin për mëngjesin si një kusht i domosdoshëm për organizmin që të jetë në mirëfunksionim. Anila Kalleshi na ka sjellë në vëmendje një studim të kryer në Britani që tregon se njerëzit që nuk konsumojnë mëngjes janë më të prirur për të abuzuar me ushqime të gatshme.

“Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës për të gjithë, dhe ne veçanti dhe për fëmijët. Mosngrënia e mëngjesit mund të ndikojë në gjallërinë e tyre për gjatë gjithë ditës, në mosperqendrimin e tyre, në lodhje dhe përgjumje.
Shumë studime dhe vetë prindërit kanë vënë re faktin se një mëngjes i ushqyeshëm e ndihmon më mire funksionimin e trurit tek një fëmijë. Mëngjesi duhet të përmbajë proteinat e duhura për energjinë, që parandalon këputjen e fëmijës në mesditë. Parandalimi është kyç, sepse një fëmijë i stërlodhur nuk do të hajë dhe ju nuk do ta arrini ta ushqeni. Një studim i fundit britanik e ka përcaktuar mëngjesin si vaktin kryesor të ditës, pasi mëngjesi jo vetëm “trajnon” shqisat tona dhe dëshirën për ushqim më të shëndetshëm por edhe ul nepsin për ushqime të gatshme gjatë ditës. Studimi eksperimentoi nëpërmjet skanimit të trurit të një grupi të rinjsh që nuk kishte marrë mëngjes dhe një grupi tjetër të ushqyer me mëngjes të bollshëm. Grupi i të rinjve që nuk kish ngrënë mëngjes dëshironte gjatë ditës ushqime të yndyrshme dhe kalorike.
Anashkalimi i mëngjesit ngacmonte qendra të trurit të cilat aktivizonin nepsin për ushqime me përmbajtje të lartë sheqeri dhe yndyrnash të dëmshme. Të rinjtë që konsumuan mëngjes të ekuilibruar kishin një regjim shumë të shëndetshëm në lidhje me ushqimin gjatë ditës në vijim.
Natyrisht pjesëmarrësit në grupin pa mëngjes ishin më të uritur dhe i shihnin me atraktive ushqimet kalorike dhe të yndyrshme. Pasi mbaruan skanerin, atyre iu ofrua dreka dhe treguan se konsumonin me shumë sasi ushqimi nga grupi tjetër.”-shkruan dietologia Anila Kalleshi.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim anila kalleshi dietologe mengjes i shëndetshëm rëndësia e konsumimit të mëngjesit anila kalleshi dietologe mengjes i shëndetshëm rëndësia e konsumimit të mëngjesit

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Shkurt 2019, 19:29

Arrestohet Fero, 5 muaj burg dhe 1200 euro gjobë

Feronit Shabani i njohur me emrin artistik Fero është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan me 5 muaj burgim dhe 1200 euro gjobë.Fero u akuz...

Art&Argëtim 21 Shkurt 2019, 17:33

Bledi, mësuesi mirditor që jep anglisht në Kinë

“Bledar Jushi ka mbaruar anglisht dhe për disa vite ka dhënë mësim në shkollën 9 vjecare në Rrëshen, një mësuesi i ri pasionant, që kishte bërë vend në zemrat e...