Aktualitet

Anija me qymyr nga Kolumbia/ Përfundon kontrolli, sekuestrohen 59 kg kokainë

Është zbuluar se qymyri ishte porositur nga një kompani turke që operon në Shqipëri. 

21 Maj 2022, 12:43 Nga DOSJA
Anija me qymyr nga Kolumbia/ Përfundon kontrolli, sekuestrohen 59 kg
Anija

TIRANË- Ka përfunduar kontrolli në anijen 'Unistream', e ardhur nga Kolumbia 1 javë më parë. 59 kilogramë drogë ka rezultuar se ka pasur brenda anijes që sillte qymyr nga Kolumbia. Deri tani nuk ka asnjë i arrestuar, ekuipazhi i anijes u mor në pyetje dhe u la i lirë. Është zbuluar se qymyri ishte porositur nga një kompani turke që operon në Shqipëri. 

Anija i përket kompanisë gjermane “Unistream GMHB &CO KG”, e cila ka në total 27 anije, teksa bëhet e ditur se droga e gjetur sot në anije ishte futur mes qymyrit dhe policia u sinjalizua nga partnerët ndërkombëtarët më pas operacioni është kryer nga Task forca e Durrësit.

Rreth orës 10.40 të së hënës anija Unistream më 6500 ton qymyr e nisur nga një port i Kolumbisë më 26 prill mbërriti në portin e Durrësit. Nga kontrolli fizik që policia i bëri ngarkesës gjeti në të 53 pako kokainë me peshë totale 59 kg.

Kjo është hera e disatë brenda pak kohësh që në mallrat e importuara në portin e Durrësit policia gjen drogë. Risia këtë herë qëndron tek fakti se kokaina nuk erdhi e fshehur në banane por në qymyr.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll