Bota

Raketa shkatërron ndërtesën në qytetin ukrainas, 7 persona të plagosur

CNN shkruan se ka gjeolokuar dhe verifikuar vërtetësinë e videos, e cila është shpërndarë në Telegram nga zyra e presidentit. 

20 Maj 2022, 19:04 Nga DOSJA
Raketa shkatërron ndërtesën në qytetin ukrainas, 7 persona
Foto nga shperthimi

UKRAINË Një raketë ruse shkatërroi Shtëpinë e Kulturës në qytetin ukrainas të Lozova të premten, duke plagosur shtatë persona, duke përfshirë një fëmijë 11-vjeçar, sipas Zyrës së Presidentit të Ukrainës. CNN shkruan se ka gjeolokuar dhe verifikuar vërtetësinë e videos, e cila është shpërndarë në Telegram nga zyra e presidentit. 

Lozova ndodhet afërsisht 45 milje (rreth 73 kilometra), në jugperëndim të Izium, një qytet i pushtuar nga Rusia në rajonin e Kharkiv. Raketa u pa në video milisekonda përpara se të shkatërronte ndërtesën. Kur raketa goditi ndërtesën, pati një blic të madh dhe një shtëllungë tymi ndërsa shpërtheu.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll