Bota

Rreziku i një tjetër pandemie globale, OBSH mban takimin mbi linë e majmunit

Komiteti që do të takohet është Grupi Këshillimor Strategjik dhe Teknik për Rreziqet Pandemike Infektive dhe Epidemike (STAG-IH), i cili këshillon OBSH-në për rreziqet e kontaminimit që mund të përbëjnë një kërcënim global.

20 Maj 2022, 17:36 Nga DOSJA
Rreziku i një tjetër pandemie globale, OBSH mban takimin mbi linë
lija e majmunit

GJENEVË- Organizata Botërore e Shëndetësisë do të mbajë një takim urgjent ditën e sotme për të diskutuar mbi linë e majmunëve sipas burimeve pranë OKB-së.

Komiteti që do të takohet është Grupi Këshillimor Strategjik dhe Teknik për Rreziqet Pandemike Infektive dhe Epidemike (STAG-IH), i cili këshillon OBSH-në për rreziqet e kontaminimit që mund të përbëjnë një kërcënim global.

Më shumë se 100 raste të infeksionit viral, i cili përhapet përmes kontaktit të ngushtë dhe zakonisht është i lehtë, janë raportuar kohët e fundit jashtë vendeve afrikane ku është endemik. Dhjetra raste të dyshuara dhe të konfirmuara të lisë së majmunëve janë identifikuar që nga fillimi i majit në Evropë dhe Amerikën e Veriut, duke rritur frikën për përhapjen e sëmundjes.

Dhjetëra raste janë raportuar tashmë në Spanjë dhe Portugali, të ndjekur nga Britania, Kanadaja dhe vendet e Amerikës së Jugut. Italia gjithashtu njoftoi një rast. Rasti i parë i sëmundjes u konstatua në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mërkurën dhe më konkretisht në Massachusetts. Burri që doli pozitiv për virusin kishte udhëtuar në Kanada.

Lija e majmunit është një sëmundje e rrallë, infektive, e ngjashme me linë e njeriut që u zhduk në vitin 1980. Edhe pse është më e lehtë dhe shumica e pacientëve shërohen brenda pak javësh, në raste të rralla mund të jetë fatale. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, ënjtje të nyjeve limfatike, të dridhura dhe lodhje. Pacientët gjithashtu mund të zhvillojnë skuqje të lëkurës, të cilat shpesh fillojnë në fytyrë dhe përhapen në pjesë të tjera të trupit, duke përfshirë organet gjenitale. Nuk ka shërim për linë e majmunit, i cili transmetohet përmes kontaktit me një pacient të infektuar ose lëngjeve trupore, përfshirë pështymë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se po shqyrton me kujdes faktin se disa nga rastet në Britani, vendi i parë në Evropë ku u shfaq sëmundja, duket se janë transmetuar brenda komunitetit gay.

Ne jemi dëshmitarë të transmetimeve mes meshkujve që kanë bërë seks me meshkuj. Çdokush, pavarësisht nga orientimi seksual, mund të transmetojë linë e majmunit", thanë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara.

(d.a/doja.al)

Sondazh

Poll