Bota

Sulmet kibernetike, Putin: Duhet të mbrojmë Rusinë

CNN shkruan se Putin gjatë një takimi të Këshillit të Sigurisë duke thënë se Rusia ishte goditur nga incidente të shumta që kur Moska dërgoi trupa në Ukrainë.

20 Maj 2022, 18:30 Nga DOSJA

Sulmet kibernetike, Putin: Duhet të mbrojmë Rusinë

 

 

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për veprime për të përmirësuar rezistencën e vendit të tij ndaj sulmeve kibernetike. CNN shkruan se Putin gjatë një takimi të Këshillit të Sigurisë duke thënë se Rusia ishte goditur nga incidente të shumta që kur Moska dërgoi trupa në Ukrainë.

“Ne në përgjithësi ishim gati për këtë sulm. Ky është rezultat i punës në të gjithë sistemin që është ndërmarrë në vitet e fundit. Sulmet vinin nga vende të ndryshme, por ishin qartësisht të koordinuara dhe synonin infrastrukturën kritike të informacionit të Rusisë duke përfshirë median, institucionet financiare dhe portalin qeveritar. Mbrojtja kundër sulmeve të tilla mund të arrihet duke forcuar objektet e ndjeshme shtetërore dhe të industrisë, dhe duke shmangur përdorimin e teknologjisë së huaj, ndër të tjera," tha ai gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll