Rreth 70 % burra, shënohen mbi 100,000 njerëz të zhdukur në Meksikë
Foto nga kerkimet MEKSIKË- Meksika ka regjistruar zyrtarisht më shumë se 100,000 njerëz si të zhdukur, sipas të dh&...
Protesta është organizuar Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK). Për shkak të kësaj proteste, procesi mësimor nuk është zhvilluar në institucionet e arsimit, në mbarë Kosovën, pasi Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë,(SBASHK) ka thënë se mësimdhënësit do të jenë pjesëmarrës në protestë.
Pagesa prej 100 eurosh në muaj, derisa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave, zbatimi i Ligjit për sigurime shëndetësore dhe ndryshimi i Ligjit për skemat pensionale, ishin kërkesat kryesore të punëtorëve të sektorit publik, të cilët kanë protestuar më 20 maj në Prishtinë.
Protesta është organizuar Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK). Për shkak të kësaj proteste, procesi mësimor nuk është zhvilluar në institucionet e arsimit, në mbarë Kosovën, pasi Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë,(SBASHK) ka thënë se mësimdhënësit do të jenë pjesëmarrës në protestë.
Pjesëmarrës tjerë në protestë kanë qenë edhe punëtorët e sistemit shëndetësor, ata të Doganës dhe administratës publike, të cilët u grumbulluan para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së, kërkoi nga ekzekutivi që t’i realizojë kërkesat e tyre dhe të mos i shpërfillë sindikatat dhe siç u shpreh “Qeveria t’i hapë dyert e dialogut social”.
“Shqetësimet tona janë reale, shqetësimet tona janë të përbashkëta, janë shqetësime që i njihni edhe ju [Qeveria]. Kërkojmë hartimin si duhet, por jo të ngadalësuar dhe të tejzvarritur të projektligjit për paga, që tashmë duhej të ishte miratuar. Dhe, në këtë mënyrë do të rregullohet sistemi i pagave ashtu siç duhet ”, tha Hykolli.
Qeveria ka muaj që thotë se ky projektligj është në fazën e fundit të hartimit, por deri më tash nuk ka asgjë konkrete.
Kurse, kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj, deklaroi se nëse Qeveria nuk i plotëson kërkesat e tyre, veprimet sindikale do të jenë edhe më të rënda.
“Qeveri, këta janë njerëzit tu, i kanë sytë drejt teje dhe është turp të qëndroni nën hije, të qëndroni në Amerikë e gjetkë e të mos dilni këtu e ta thoni të vërtetën para këtyre njerëzve. Heshtja e Qeverisë, ikja nga dialogu social, tregon se ata e dinë se kërkesat tona janë legjitime. Ne e duam Ligjin e pagave, por jo ligj që e punon dikush, por ligj që e punojmë edhe ne”, tha Jasharaj para protestuesve.
Paga mesatare bruto në Kosovë llogaritet të jetë rreth 460 euro. Muajve të fundit ka pasur disa protesta dhe greva të punonjësve publikë me kërkesën për rritje pagash.
Sindikalistët kishin mbajtur një protestë me kërkesa të njëjta edhe më 8 prill, kurse më 12 maj në disa nga institucionet publike është mbajtur një grevë njëorëshe.
Ata kishin thënë se nuk mund të durojnë “shpërfilljen dhe mospranimin e dialogut social dhe mosrespektimin e profesionalizimit” nga autoritetet qeveritare./REL/
Foto nga kerkimet MEKSIKË- Meksika ka regjistruar zyrtarisht më shumë se 100,000 njerëz si të zhdukur, sipas të dh&...
lija e majmunit GJENEVË- Organizata Botërore e Shëndetësisë do të mbajë një takim urgjent ditën e sotme pë...
Foto Ilustruese UKRAINË- Luftëtarët që u strehuan në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol duke bërë ...
Foto Ilustruese UKRAINË- Nëse sapo po na bashkoheni, këtu janë disa nga zhvillimet kryesore të ditës së sotme: Ushtar&e...
Justin Trudeau KANADA- Kanadaja ka thënë se po vendos sanksione shtesë ndaj oligarkëve rusë dhe po ndalon eksportin dhe importin e...
Keshilli i Europes Kosova duhet të presë që aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës të shqyrtohet ...
Foto Ilustruese FRANCË- Franca njoftoi të premten se nisi fluturimin e saj të parë të evakuimit mjekësor nga ...
Gasum RUSI- Rusia do të ndërpresë furnizimin e saj me gaz natyror në Finlandë, ka thënë firma shtetërore finlandeze...
Birra OTAN FINLANDË- Kur Finlanda vendosi të kërkojë anëtarësimin në NATO të dielën, pronari i një fabrik...
Mbledhja e G7 BRUKSEL- Ministrat e financave të vendeve të Grupit të Shtatë (G7) kanë premtuar 19.8 miliardë dollarë p&e...