Bota

Gjermania nënshkruan partneritet me Katarin: Më 2024 do nisë furnizimi me gaz

CNN shkruan se Katari do të bëhet kyç për strategjinë e ardhshme të energjisë të Gjermanisë për të diversifikuar larg gazit rus.

20 Maj 2022, 18:09 Nga DOSJA
Gjermania nënshkruan partneritet me Katarin: Më 2024 do nisë
Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani dhe kancelari gjerman Olaf Scholz

GJERMANI- Gjermania dhe Katari ranë dakord të premten për një partneritet energjetik, i cili mund të bëjë që Doha të fillojë furnizimin me gaz natyror të lëngshëm (LNG) në Berlin në vitin 2024. CNN shkruan se Katari do të bëhet kyç për strategjinë e ardhshme të energjisë të Gjermanisë për të diversifikuar larg gazit rus.

"Çështja e sigurisë së energjisë luan një rol të rëndësishëm për ne. Gjermania do të zhvillojë infrastrukturën e saj për të qenë në gjendje të importojë gaz të lëngshëm me anije. Është një hap i madh dhe Katari luan një rol të rëndësishëm në strategjinë tonë”, tha lideri gjerman Olaf Scholz.

Emiri i Katarit u tha gazetarëve në konferencën për shtyp se ai shpreson se vendi i tij do të fillojë furnizimin me gaz natyror të lëngshëm në Gjermani në vitin 2024.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll