Bota

'Nuk po i përballoj dot kërkesat', Finlanda prodhon birrën me logon e NATO-s fare pranë kufirit me Rusinë

Kanacja ka një foto blu dhe të bardhë të një kalorësi me një yll të NATO-s në gjoks dhe ka shije "sigurie, me një aluzion lirie", thotë Vanttinen.

20 Maj 2022, 16:13 Nga DOSJA
'Nuk po i përballoj dot kërkesat', Finlanda prodhon
Birra OTAN

FINLANDË- Kur Finlanda vendosi të kërkojë anëtarësimin në NATO të dielën, pronari i një fabrike të vogël birre në Savonlinna, Petteri Vanttinen, 42 vjeç, vendosi të festojë duke hedhur në treg një birrë të re për nder të aleancës ushtarake të quajtur ETAN.

Sipas mediave të huaja, kanacja ka një foto blu dhe të bardhë të një kalorësi me një yll të NATO-s në gjoks dhe ka shije "sigurie, me një aluzion lirie", thotë Vanttinen.

"Sapo doli në treg kam marrë telefonata nga e gjithë bota, SHBA, Japonia, Gjermania, shumë për t'u mbajtur mend," thotë Vanttinen.

Fabrika e tij e vogël e birrës, e cila punëson tetë persona, tani po lufton për të përmbushur kërkesën dhe birra shitet sapo del nga rripi transportues.

Një rrjedhë e vazhdueshme klientësh hyjnë në dyqanin e tij, i vendosur në një ndërtesë me tulla të kuqe, e ndërtuar kur Finlanda ishte ende pjesë e Perandorisë Ruse në 1909.

"Ne erdhëm për të blerë birrën e famshme të NATO-s. Ne donim të shihnim se çfarë shije ka,"-thanë Susanna Hakkinen, 24 vjeç dhe Emilia Mykkala, 28 vjeç.

Vanttinen prodhon birrën e tij dhe tregon zonat përreth që u bombarduan gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Finlanda zhvilloi dy luftëra të përgjakshme me fqinjin e saj të fuqishëm lindor.

 

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll