Bota

Sulm me thikë në Norvegji, tre pesona të plagosur, një në gjendje të rëndë

Autoritetet nuk kanë treguar se çfarë motive dyshojnë se qëndrojnë prapa këtij sulmi.

20 Maj 2022, 11:41 Nga DOSJA
Sulm me thikë në Norvegji, tre pesona të plagosur, një
Norvegji

NORVEGJI- Tre persona janë goditur me thikë ditën e sotme në një fshat në juglindje të Norvegjisë. Sipas Reuters, policia ka njoftuar setre personat janë plagosur nga sulmet e marra.

Një prej të lënduarve raportohet se është në gjendje kritike. Ndërkohë zyrtarët kanë thënë se i dyshuari i cili ka kryer sulmin është arrestuar nga policia.

"Mund të konfirmoj se e kemi të dyshuarin nën kontroll,"-tha një zëdhënës i Policisë.

Autoritetet nuk kanë treguar se çfarë motive dyshojnë se qëndrojnë prapa këtij sulmi. Policia ka thënë se qytetarët kanë treguar se sulmuesi rastësisht i ka sulmuar pa ndonjë arsye konkrete.

Në tetorin e kaluar, në vendin e njëjtë, Numedal, një sulmues vrau pesë persona duke përdorur thika dhe shigjeta. Policia kishte thënë sulmuesi ishte me shtetësi daneze dhe kishte probleme mendore.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll

Bota 20 Maj 2022, 11:04

Joe Biden nis turin 6-ditor në Azi

Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden shpreson të përdorë vizitën e tij në Azi për të konfirmuar besimin e tij ...