Bota

Shtohen rastet e lisë së majmunëve/ Çfarë duhet të dini për sëmundjen

ija e majmunëve është më e zakonshme në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore. Rastet e sëmundjes jashtë rajonit shpesh lidhen me udhëtimin në zonë.

20 Maj 2022, 11:22 Nga DOSJA

Shtohen rastet e lisë së majmunëve/ Çfarë duhet

SHBA- Autoritetet shëndetësore kanë raportuar se rastet e lisë së majmunit po hetohen në vendet europiane, si dhe në SHBA, Kanada dhe Australi.

Rastet e reja të fundit u raportuan në Francë, Itali, Suedi dhe Australi. Ndërkohë që në SHBA, Spanjë dhe Portugali janë konfirmuar rastet e dyshuara ndërsa po vazhdojnë hetimet për 13 rastete të dyshuara në Kanada.

Lija e majmunëve është më e zakonshme në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore. Rastet e sëmundjes jashtë rajonit shpesh lidhen me udhëtimet.

Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar kanë thënë se lija e majmunëve është një infeksion i rrallë viral, i cili zakonisht është i butë dhe nga i cili shumica e njerëzve shërohen brenda disa javësh.

Sipas BBC, virusi nuk përhapet lehtë midis njerëzve dhe rreziku për publikun e gjerë thuhet të jetë shumë i ulët

Por cilat janë simptomat e sëmundjes dhe si kurohet?

Simptomat fillestare përfshijnë ethe, dhimbje koke, ënjtje, dhimbje shpine, dhimbje muskujsh dhe pagjumësi. Pas shpërthimit të etheve, mund të nisë skuqja e fytyrës. Këto puçrra mund të përhapen më pas edhe në pjesën tjetër të trupit. Kjo sjell kruajtje të forta dhe kalon në zgjebe. Infeksioni zakonisht largohet vetë dhe zgjat nga 14 deri në 21 ditë.

Lija e majmunëve mund të përhapet kur dikush është në kontakt të ngushtë me një person të infektuar. Virusi mund të hyjë në trup përmes lëkurës së çarë, traktit respirator ose përmes syve, hundës ose gojës. 

Shumica e rasteve të virusit janë të lehta, ndonjëherë të ngjashme me linë e dhenve dhe pastrohen brenda pak javësh. Megjithatë lija e majmunëve ndonjëherë mund të jetë më e rëndë dhe është raportuar se ka shkaktuar vdekje në Afrikën perëndimore.

(j.c)/dosja.al 

 

Sondazh

Poll

Bota 20 Maj 2022, 11:04

Joe Biden nis turin 6-ditor në Azi

Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden shpreson të përdorë vizitën e tij në Azi për të konfirmuar besimin e tij ...