Bota

Aksidentohet makina e prokurorisë në Prishtinë, katër të lënduar

Xhurkaj ka thënë se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qerim, rreth orës 08:00.

20 Maj 2022, 10:45 Nga DOSJA

Aksidentohet makina e prokurorisë në Prishtinë, katër

KOSOVË- Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë – Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet zyrtar i Prokurorisë dhe një veturë tjetër. Nga ky aksident dyshohet se kanë mbetur të lënduar tre prokurorë, dhe shoferi i veturës tjetër. 

Për rastin është deklaruar për Express, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj. Xhurkaj ka thënë se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qerim, rreth orës 08:00.

Sipas tij, nga informacionet e para dy automjete janë aksidentuar në përballëkalim, ku janë lënduar katër persona. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia ndodhet në vendgjarje dhe për rastin kanë nisur hetimet.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll