Art&Argëtim

Ed Sheeran bëhet baba për herë të dytë

Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë 31-vjeçari, duke shpërndarë një foto të një palë çorapeve të bardha për fëmijë.

20 Maj 2022, 09:31 Nga DOSJA
Ed Sheeran bëhet baba për herë të dytë
Ed Sheeran

MBRETËRIA E BASHKUAR- Këngëtari ndërkombëtarë Ed Sheeran dhe bashkëshortja e tij, Cherry Seaborn janë bërë prindër për herë të dytë.

Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë 31-vjeçari, duke shpërndarë një foto të një palë çorapeve të bardha për fëmijë.

"Dua t’ju bëj të ditur të gjithëve se kemi një vajzë tjetër të bukur. Ne të dy jemi kaq të dashuruar me të, dhe më të lumtur se kurrë që jemi një familje katër anëtarëshe,"-ka shkruar Ed Sheeran krahas fotos.

Ed Sheeran bëhet baba për herë të dytë

Sipas Hollywood life, ai nuk zbuloi datën e saktë të lindjes së vajzës së tyre dhe as emrin e saj.

Këngëtarja britanike dhe Cherry u bënë prindër për herë të parë në Gusht të vitit 2020. Ed Sheeran gjithashtu e njoftoi ardhjen në jetë të vajzës së tyre të parë Lyra në të njejtën mënyrë duke shkruajtur një shënim në Instagram për fansat e tij.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll