Art&Argëtim

Rihanna bëhet nënë, sjell në jetë një djalë! Lajmi mbahet sekret prej një jave

Dyshja dhe i porsalinduri janë larguar për në shtëpinë e tyre po në LA dhe po shijojnë eksperiencën e të qenit prind për herë të parë.

19 Maj 2022, 20:42 Nga DOSJA
Rihanna bëhet nënë, sjell në jetë një djalë!
Rihanna dhe Asap Rocky

SHBA- Këngëtarja dhe themeluesja e ‘Fenty’ ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Vogue shkruan se Rihanna dhe Asap Rocky janë bërë me djalë. Lindja e yllit ndërkombëtar është kryer në një spital në Los Angelos më 13 maj, por emri i bebit nuk është zbuluar ende.

Dyshja dhe i porsalinduri janë larguar për në shtëpinë e tyre po në LA dhe po shijojnë eksperiencën e të qenit prind për herë të parë.

“Ata nuk janë larguar nga njëri-tjetri”, thotë burimi për çiftin. "Ata janë mbi hënë. Ajo mezi e priste mëmësinë për një kohë të gjatë.”

Sipas burimit, çifti po planifikon të udhëtojë në Nju Jork në mënyrë që familja e A$AP të mund të takojë djalin e tij dhe Rihanna shpreson të fluturojë drejt familjes së saj në Barbados gjithashtu.

Hera e fundit që e pamë Rihannën ishte më 9 maj në Los Angeles për Ditën e Nënës, kur ajo dhe Rocky hëngrën darkën në Giorgio Baldi. Ishte janar kur çifti njoftoi se po prisnin fëmijën e tyre të parë përmes një sesioni fotografik.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll