Art&Argëtim

FOTO/ Momenti kur Elvana Gjata rrëzohet në sfiladën e Valdrin Sahitit

Stilisti Valdrin Sahiti mblodhi shumë personazhe të njohur në shfaqjen e tij të modës ndërkohë nuk mund të mungonte Elvana pasi bashkëpunojnë prej disa vitesh.

19 Maj 2022, 09:33 Nga DOSJA

FOTO/ Momenti kur Elvana Gjata rrëzohet në sfiladën e Valdrin

TIRANË- Këngëtarja Elvana Gjata dukej mahnitëse në sfilatën që organizoi stilisti Valdrin Sahiti ndërkohë pak minuta më parë ka ndarë disa foto të reja të realizuara në sfilatë. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte njëra prej tyre, ku këngëtarja shihet teksa është rrëzuar kur po dilte nga makina për të shkuar në sfilatë.

Megjithatë, nuk dihet nëse këngëtarja është penguar në të vërtetë dhe është rrëzuar apo është një shaka. Bashkëngjitur me fotot ajo ka shkruajtur “Fashion show VS afterparty”.

FOTO/ Momenti kur Elvana Gjata rrëzohet në sfiladën e Valdrin

Stilisti Valdrin Sahiti mblodhi shumë personazhe të njohur në shfaqjen e tij të modës ndërkohë nuk mund të mungonte Elvana pasi bashkëpunojnë prej disa vitesh. Mes të ftuarve ishin edhe shumë personazhë publik si moderatorja Bora Zemani, vëllezërit Veshaj, këngëtarja Nora Istrefi, Era Istrefi, opinionisti Olti Curri dhe shumë të tjerë.

(j.c/dosja.al

Sondazh

Poll