Art&Argëtim

Sfiloi "topless", modelja e njohur tregon momentin e vështirë: Lutesha që babai mos ti shikonte fotot

Tashmë 41-vjeçarja nënë e dy fëmijëve ishte vetëm 18 vjeç kur bëri debutimin e saj në Javën e Modës në Londër në fund të viteve nëntëdhjetë, një përvojë që ajo tani e pranon se është një nga kujtimet më të errëta nga karriera e saj.

19 Maj 2022, 10:47 Nga DOSJA
Sfiloi "topless", modelja e njohur tregon momentin e
Gisele Bündchen

SHBA- Modelja e njohur Gisele Bündchen ka folur për një nga momentet më të vështira të karrierës së saj, duke kujtuar se si ajo u përlot në një sfilatë të modës të Alexander McQueen në 1998, kur pa veshjen të cilën do të vishte gjatë pasarelës. 

Tashmë 41-vjeçarja nënë e dy fëmijëve ishte vetëm 18 vjeç kur bëri debutimin e saj në Javën e Modës në Londër në fund të viteve nëntëdhjetë, një përvojë që ajo tani e pranon se është një nga kujtimet më të errëta nga karriera e saj.

Sipas Daily Mail, duke folur për paraqitjen në pistë në një video të re për British Vogue, Gisele e cila është e martuar me superyllin e NFL, Tom Brady shprehu ndjesitë e saj kur pa veshjen që duhej të vishte në pasalerë. 

"Ky ishte një nga momentet më traumatizuese. Kur u paraqita në shfaqje, pyeta se çfarë kam për të veshur? Unë mund të thosha disa fjalë në anglisht në atë kohë, por nuk i kuptoja gjysmën e gjërave, kështu që thjesht bëra sikur e kuptoja. Nuk kisha asnjë ide. Ndërkohë kur pashë veshjen pyeta a është ndonjë bluzë apo diçka tjetër? Ndërkohë që fillova të qaja pasi ishte një veshje e cila të tregonte të gjithë trupin”-tha ajo.

Sipas Gisele, e qara e saj nuk kishte mërzitur vetëm atë por edhe grimierin i cili i ishte lutur që të mos qante pasi i prishej grimi. Ndërkohë ajo tha se lutesha që i ati mos të shikonte fotot.

Sfiloi "topless", modelja e njohur tregon momentin e

"Shpresoj që babai im të mos e shohë ndonjëherë këtë foto."-tha ajo.

Gisele gjithashtu tregoi mbi vështirësitë që i është dashur të përballej për tu bërë një modele. Ajo tregoi se i është dashur të shkojë në 42 kastin për përgjeshjen e modeleve dhe të gjithë e refuzun.

Sondazh

Poll