Art&Argëtim

Ishte me Beatrix kur Bora dhe Donaldi u shfaqën bashkë, Antonela Berisha: U kthyen duke na parë

Antonela tregoi se po darkonin me Beatrixën në momentin kur të gjithë filluan t’i shikonin por sipas saj ajo nuk e përjetoi keq këtë moment.

19 Maj 2022, 09:01 Nga DOSJA
Ishte me Beatrix kur Bora dhe Donaldi u shfaqën bashkë, Antonela
Bora Zemani, Antonela Berisha, Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj

TIRANË- Ish-konkurentja e 'Përputhen' Antonela Berisha ka folur së fundmi për gjendjen e këngëtares Beatrix Ramosaj pas publikimit të videove të çiftit Donald Veshaj dhe Bora Zemanit.

Antonela ka qenë e ftuar në 'Goca dhe Gra' ku është pyetur për momenin kur në rrjetet sociale filluan të bënin xhiro video dhe foto nga momenti kur çifti Donald-Bora ishin të ftuar në festën e stilistit Valdrin Sahiti.

Antonela tregoi se po darkonin me Beatrixën në momentin kur të gjithë filluan t’i shikonin por sipas saj ajo nuk e përjetoi keq këtë moment ndërkohë që zbuloi se këngëtarja tashmë po merret me disa projekte të reja muzikore.

"Ishim për darkë dhe u kthyen njerëzit duke na parë në një moment. Po mendonim se çfarë ndodhi. Pastaj pamë portalet dhe nuk ndodhi asgjë. Vazhduam darkën. Mirë është Beatrix. Është super, po merret me disa projekte të reja. Të isha unë si ajo do bëja ndonjë udhëtim në Kosovë, jo te ata. Trixa është super femër dhe e kërkuar. Ndonjëherë ne femrat u japim rëndësi atyre që nuk duhen"- tha Antonela.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Goca & Gra (@gocadhegra)

Aktori Donald Veshaj gjatë programit të 'Big Brother VIP' nisi një romancë me këngëtaren Beatrix Ramosaj ndërkohë pas dalje ai vazhdoi deklarat për ish-të dashurën e tij moderatoren Bora Zemani. Së fundmi çifti u pa së bashku gjatë një eventi, nuk dihet nëse tashmë janë sërisht së bashku.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll