Aktualitet

Çudira nga Greqia/Shkoi në komunë për një certificate dhe e gjeti veten të martuar me një shqiptar

34-vjeçarja kishte shkuar në njësinë bashkiake të Kalamarisë për të zgjidhur çështjen e saj personale dhe u njoftua se është e martuar me shqiptarin pa patur asnjë dijeni.

19 Maj 2022, 18:38 Nga DOSJA
Çudira nga Greqia/Shkoi në komunë për një certificate
Policia greke

GREQI-Një surprizë e pakëndshme ishte ajo me të cilën u përball një 34 vjeçare në Greqi pasi e gjeti veten të martuar me 46-vjeçar nga Shqipëria.

Sipas mediave vendase, 34-vjeçarja kishte shkuar në njësinë bashkiake të Kalamarisë për të zgjidhur çështjen e saj personale dhe u njoftua se është e martuar me shqiptarin pa patur asnjë dijeni.

Pasi ajo denoncoi ngjarjen në polici, nisi hetimi mbi çështjen ku u zbulua se 'bashkëshorti i saj i supozuar' kishte paraqitur në Regjistrin e Athinës një certifikatë martese false të autoriteteve shqiptare, me anë të së cilës arrit të merrte një certifikatë martese për t'u regjistruar në Kalamaria si bashkëshorti i saj.

Më pas autori me origjinë shqiptare duke paraqitur certifikatën false dhe deklaratën e rreme të 34-vjeçares, ka aplikuar pranë shërbimeve kompetente për dhënien e lejes së qëndrimit si bashkëshort i një shtetasi grek. Në këto rrethana ai arriti që të merrte një leje qëndrimi të rregullt dhe të mos rrezikonte dëbimin nga Greqia.

Ndaj 46-vjeçarit nga Departamenti i Sigurisë Kalamaria është ngritur një çështje për falsifikim dhe vjedhje të një certifikate false, e cila do t'i kalojë Prokurorisë së Selanikut për hetime të mëtejshme.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll