Aktualitet

Shtirej si punonjës i kompanisë energjitike dhe mblidhte borxhet e prapambetura, arrestohet shqiptari në Greqi

E gjithë skema e 29-vjeçarit u zbulua të dielën e kaluar pasi ai vizitoi shtëpitë e të paktën dy grave të moshuara në Ligortyno dhe Tefeli. Sipas burimeve policore, shqiptari, duke imituar punonjësin e PPC-së, u ka kërkuar dy grave, 81 dhe 55 vjeç, t'i shlyejnë borxhet e prapambetura që duhej t'i kishin kompanisë.

19 Maj 2022, 18:26 Nga DOSJA
Shtirej si punonjës i kompanisë energjitike dhe mblidhte borxhet e
Policia greke

GREQI- Një 29-vjeçar shqiptar shtirej si punonjës i kompanisë energjitike PPC-së dhe udhëtonte nëpër fshatrat grek duke kërkuar nga qytetarët që të paguanin borxhet e prapambetura. Veprimi i tij, megjithatë, u vu re dhe me shpejtësi policia e vuri në gjurmë dhe e arrestoi.

Sipas mediave vendase, e gjithë skema e 29-vjeçarit u zbulua të dielën e kaluar pasi ai vizitoi shtëpitë e të paktën dy grave të moshuara në Ligortyno dhe Tefeli. Sipas burimeve policore, shqiptari, duke imituar punonjësin e PPC-së, u ka kërkuar dy grave, 81 dhe 55 vjeç, t'i shlyejnë borxhet e prapambetura që duhej t'i kishin kompanisë.

Megjithatë, 29-vjeçari ka ngritur dyshime te gratë se ai nuk ishte me të vërtet punonjës i kompanisë dhe është larguar menjëherë, ndërsa dy gratë kanë denoncuar ngjarjet në policinë e Asterousisë.

Hetimi i vazhdueshëm i policisë ka çuar në gjurmët e shqiptarit, i cili u arrestua dje në Heraklion dhe tashmë ndodhet përballë drejtësisë.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll