Aktualitet

VD- Aksidenti në ‘Rrugën e Kombit’, makina në greminë, trupi i 25-vjeçarit nxirret i pajetë

Trupi i 25-vjeçarit u nxor i pajetë nga mjeti ndërsa 19-vjeçari me inicialet XH.L, është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spitalin e Tiranës.

19 Maj 2022, 08:50 Nga DOSJA
VD- Aksidenti në ‘Rrugën e Kombit’, makina në
Vendi ku ndodhi aksidenti

KUKËS- Ky është vendi ku mjeti 'Benz' i dy të rinjve nga Tropoja, doli nga rruga duke përfunduar në humnerë. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 04:00, në autostradën Kalimash – Morinë, në afërsi të urës së Kolshit. Trupi i 25-vjeçarit u nxor i pajetë nga mjeti ndërsa 19-vjeçari me inicialet XH.L, është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spitalin e Tiranës.

Shkak mendohet të ketë qenë pakujdesia dhe manovrimi i gabuar i automjetit pasi në rrugë nuk janë vënë re gjurmë të frenimit. Pjesa e rrugës nga ku ka dalë automjeti nuk ka trafikndarëse.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 04:00, në autostradën Kalimash – Morinë, në afërsi të urës së Kolshit, mjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonin shtetasit  A. Rr., 25 vjeç  dhe Xh. L ., 19 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë. Si pasojë, shtetasi A. Rr. ka humbur jetën. Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit  A. Rr. ndërsa shtetasi  Xh. L., është dërguar në spitalin e Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll