Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak në SHBA: Bashkëpunimi SHBA-BE në ndihmë të një marrëveshje

Në një postim në Twitter, Lajcak ka thënë se në vizitën e tij ka pasur konsultime me partnerët amerikanë për gjetjen e një rruge përpara për dialogun Kosovë-Serbi.

19 Maj 2022, 17:10 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak në SHBA: Bashkëpunimi SHBA-BE
Escobar dhe Lajcak

SHBA- I deleguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka përfunduar një vizitë 3 ditore në SHBA ku ka zhvilluar disa takime për bashkëpunimin BE-SHBA për Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në Twitter, Lajcak ka thënë se në vizitën e tij ka pasur konsultime me partnerët amerikanë për gjetjen e një rruge përpara për dialogun Kosovë-Serbi.

Sapo përfundova vizitën time tre-ditore në Uashington DC. Patëm një numër konsultimesh intensive dhe produktive për bashkëpunimin tonë BE-SHBA në Ballkanin Perëndimor dhe rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajcak.

Takimi i fundit mes palëve ka dështuar, pasi nuk u arrit asnjë marrëveshje apo përparim në çështjen e targave, energjisë dhe të zhdukurve. Kurti dhe Vucic u takuan në Gjermani me fetsë të kancelarin Olaf Scholz por të dyja palët nuk arritën të përcaktonin një vijueshmëri të dialogun. Arritja e fundit mes dy vendeve ka qenë marrëveshja e Washingtonin më shtat të 2021, e cila tashmë ka mbaruar.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll