Art&Argëtim

Netflix shkurton 150 vende pune me bazë në SHBA pasi humbi abonentët

Në prill, gjigandi i transmetimit tronditi industrinë kur zbuloi se kishte humbur 200,000 abonentë në tre muajt e parë të 2022 dhe paralajmëroi se dy milionë të tjerë pritej të largoheshin në tremujorin e ardhshëm.

18 Maj 2022, 13:37 Nga DOSJA
Netflix shkurton 150 vende pune me bazë në SHBA pasi humbi
Netflix

SHBA- Netflix ka pushuar nga puna rreth 150 persona nga stafi, vetëm një muaj pasi deklaroi se po humbiste abonentë për herë të parë në një dekadë. Stafi i shkurtuar do të prekë mëshum punonjësit në zyrat e saj në Kaliforni, SHBA. Ata përbëjnë rreth 2% të fuqisë punëtore të saj në Amerikën e Veriut.

Sipas BBC, Netflix tha se shkurtimi i punonjësve vjen si pasojë e rënies së të ardhurave të kompanisë. Ndërkohë gjigandi i transmetimit po përballët me një rënje të shikuesve këtë vit.

"Këto ndryshime janë të nxitura kryesisht nga nevojat e biznesit dhe jo nga performanca individuale, gjë që i bën ato veçanërisht të vështira pasi askush nga ne nuk dëshiron t'u thotë lamtumirë kolegëve kaq të mëdhenj,"-tha kompania në një deklaratë.

Në prill, gjigandi i transmetimit tronditi industrinë kur zbuloi se kishte humbur 200,000 abonentë në tre muajt e parë të 2022 dhe paralajmëroi se dy milionë të tjerë pritej të largoheshin në tremujorin e ardhshëm. Lajmi shkaktoi një shitje të investitorëve, me aksionet e firmës që ranë 35% brenda një dite. 

Në raportin e saj të të ardhurave muajin e kaluar, kompania tha gjithashtu se lufta në Ukrainë dhe vendimi për të rritur çmimet e saj në SHBA kishin bërë që abonentët të braktisin platformën. Vetëm tërheqja nga tregu rus i kishte kushtuar humbjen e 700,000 anëtarëve.

Së bashku me humbjet e vendeve të punës, kompania po shkurton gjithashtu përmbajtjen dhe po tërhiqet nga krijimet e veta. Më herët në maj, ajo anuloi zhvillimin e Pearl, një serial i animuar i krijuar nga Meghan Markle, një masën e cila ndihmon në uljen e kostove. 

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll