Art&Argëtim

Nuk pagoi paratë për dy makinat luksoze, ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës, Fisnik Syla sërisht në telashe

Në dokumentet e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila kishte nisur hetimet për rastin, më 24 dhjetor të vitit 2021, pas kallëzimit penal që pronarët e “Matrix” bënë në këtë gjykatë më 21 qershor të vitit 2021 thuhet se veturat tip “Audi A6” 4G, prodhimi i 2014 dhe 2015, iu dhanë në mirëbesim Fisnik Sylës.

18 Maj 2022, 12:51 Nga DOSJA
Nuk pagoi paratë për dy makinat luksoze, ish-bashkëshorti i
Fisnik Syla dhe Fjolla Morina

KOSOVË- Biznesmeni dhe ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës, Fisnik Sylo u pretendua se bleu dy makina më 7 Prill të vitit 2021, në autosallonin “Matrix” në Prishtinë. Vlera e parave që Syla duhej t’u paguante pronarit të autosallonit ishte 50 mijë euro.

Sipas Klan Kosova, vetëm dy ditë më vonë, veturat u rishiten te një autosallon tjetër “Ylli”, për 31 mijë euro, para të cilat Fisnik Syla i mori dhe u largua për në Dubai. Në dokumentet e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila kishte nisur hetimet për rastin, më 24 dhjetor të vitit 2021, pas kallëzimit penal që pronarët e “Matrix” bënë në këtë gjykatë më 21 qershor të vitit 2021 dhe thuhet se veturat tip “Audi A6” 4G, prodhimi i 2014 dhe 2015, iu dhanë në mirëbesim Fisnik Sylës.

Ata ia dhanë për t’i testuar për një kohë të shkurtër, e më pas, pasi të bëhej bartja e pronës, Syla duhej t’ua paguante atyre 50 mijë euro.

Kallëzimi erdhi pas shumë përpjekjeve për t’i kthyer paratë e tyre e dokumentet bankare të falsifikuara që Fisnik Syla ua dërgonte pronarëve të “Matrix” për t’i bindur se gjoja po bënte pagesa, e po ashtu të njëjtat ia dërgonte edhe pronarit të “Yllit”, i cili po përpiqej që automjetet e blera t’i kthente në pronësi të tij.

Por historia e komplikua edhe më shumë, kur si pasojë që Fisnik Syla nuk po i paguante paratë për veturat e huaja që i shiti, Policia e Kosovës i sekuestroi të dyja nga pronari i ri, i cili pagoi 31 mijë euro.

Nuk është hera e parë që ai përfshihe në skandale të tilla pasi ai është akuzuar gjithashtu se ka mashtruar një kompani dhe me paratë ka udhëtuar së bashku më Fjolla Morinën në Maldives. 

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll