Aktualitet

55-vjeçarin e zë korenti në tarracën e shtëpisë, përfundon në spital

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

18 Maj 2022, 20:46 Nga DOSJA
55-vjeçarin e zë korenti në tarracën e shtëpisë,
Foto Ilustruese

TIRANË- Një 55-vjeçar ka përfunduar në spital pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se N. B., 55 vjeç, ka qenë duke punuar në tarracën e banesës së tij, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë Tiranë: Më datë 18.05.2022, në rrugën "5 Maji", shtetasi N. B., 55 vjeç, në tarracën e banesës së tij, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2022, 20:43

Atentat në Sukth, vritet një person

Foto Ilustruese DURRËS- Një person është ekzekutuar me armë zjarri. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodh...