Bota

VD- Super-boss droge! Si u kap "Blanco" pas atentatit ndaj prokurorit, Policia e pikasi

Në pamje të parë ai duket si një qytetar i thjeshtë, që qarkullonte me të dashurën e tij nëpër qytet. I maskuar dhe me një maskë anti-COVID. Por është ndaluar nga Policia. 

18 Maj 2022, 15:55 Nga DOSJA
VD- Super-boss droge! Si u kap "Blanco" pas atentatit ndaj prokurorit,
Diego Mauricio Blanco

KOLUMBI- Dalin pamjet e finalizimit të aksionit nga Policia kolumbiane për vrasjen e prokurorit të AntiDrogës, Marcelo Pecci, i cili u qëllua me breshëri plumbash nga një prej bandave që operonin në vend. Sipas të dhënave zyrtare, operacioni është finalizuar me shkatërrimin e grupit kriminal dhe dhe arrestimin e 17 personave të shumëkërkuar, mes tyre dhe një shqiptar, i identifikuar si Kliton Dega.

Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, Policia kolumbiane ka ndarë momentin e arrestimit të Diego Mauricio Blanco, kreu i "Clan Rocha", i konsideruar si një nga organizatat më të mëdha të trafikut të kokainës në Brazil dhe i lidhur me grupin kriminal brazilian First Capital Command. Në pamje të parë ai duket si një qytetar i thjeshtë, që qarkullonte me të dashurën e tij nëpër qytet. I maskuar dhe me një maskë anti-COVID. Por është ndaluar nga Policia. 

"Policia kombëtare, ngriji lart duart. Si e ke emrin vëlla? Kthehu, hidhe çantën dhe ngriji duart lart,"-dëgjohet në videon e publikuar. 

Ndërkohë që të prangosurit e tjerë janë: Diego Mauricio Blanco, Babel Serge, Joham Patiño, Alberto Rodríguez, Alejandro Puig y Edison José Ruiz Martínez. Ata akuzohen për trafik droge, pastrim parash dhe krime të tjera. Ata koordinonin dërgimin e kokainës në disa shtete përmes anijeve të mallrave. Lënda narkotike fshihej në ngarkesa ushqimesh, medikamente, pajisje për farmaci, materiale ndërtimi e të tjera. 

Drejtuesi kryesor i kësaj organizate ishte Luis Carlos Rocha, i cili u kap në vitin 2017. Sipas autoriteteve kolumbiane, grupi kishte kapacitetin për të prodhuar dhe dërguar gati pesë tonë kokainë në muaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Afrikë dhe Evropë nga Bolivia, Peruja e Kolumbia. Shqiptari Kliton Dega ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet italiane.

Prokurori Pecci u vra në plazh, teksa shijonte muajin e mjaltit në Kolumbi. Ai kishte udhëtuar me gruan e tij nga Paraguaj drejt Kolumbisë për të kaluar disa ditë pushimesh, por aty gjeti vdekjen. Atentati ndodhi në sytë e bashkëshortes së tij, e cila ishte edhe në pritje të fëmijës së tyre të parë.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll