Bota

Turqia bllokon anëtarësimin Finlandë-Suedi në NATO, zbehen shpresat për një pranim të shpejtë

Ambasadorët e NATO-s u takuan sot për të filluar bisedimet e pranimit pikërisht në të njëjtën ditë kur Finlanda dhe Suedia paraqitën kërkesat e tyre. Megjithatë, Ankaraja ndaloi të gjitha votimet, sipas një burimi konfidencial të  FT.

18 Maj 2022, 15:48 Nga DOSJA
Turqia bllokon anëtarësimin Finlandë-Suedi në NATO, zbehen
Erdogan

TURQI- Turqia bllokoi vendimin fillestar të NATO-s për të përpunuar kërkesën e Finlandës dhe Suedisë për t'u bashkuar me aleancën, duke zbehur shpresat për një pranim të shpejtë të dy vendeve nordike.

Ambasadorët e NATO-s u takuan sot për të filluar bisedimet e pranimit pikërisht në të njëjtën ditë kur Finlanda dhe Suedia paraqitën kërkesat e tyre. Megjithatë, Ankaraja ndaloi të gjitha votimet, sipas një burimi konfidencial të  FT.

Shtyrja ngre dyshime nëse NATO do të jetë në gjendje të miratojë fazën e parë të kërkesës së Finlandës dhe Suedisë brenda një ose dy javësh, sipas Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg.

Lëvizja e Ankarasë pritet të çojë në konsultime të ethshme diplomatike midis Turqisë, Suedisë dhe Finlandës në të ardhmen e afërt.

Kërkesës për anëtarësim të dy vendeve duhet t'i jepet drita jeshile nga të 30 vendet anëtare të Aleancës. Megjithatë, që ky proces të fillojë, NATO duhet të nxjerrë një protokoll pranimi dhe të ftojë zyrtarisht të dy vendet të bashkohen.

NATO nuk pranoi të komentojë, vetëm duke përsëritur komentet e Stoltenberg se "interesat e sigurisë së të gjithë aleatëve duhet të merren parasysh".

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll